Një person 25-vjeçar nga Shkupi dje ndërroi jetë pasi që me motoçikletë doli nga rruga në autostradën Shkup – Tetovë.
Siç kumtoi MPB, fatkeqësia ndodhi dje në orën 21 në autostradën Shkup – Tetovë, në rreth rrotullimin e qytetit të Shkupit, pas qarkores Mirkovci. Personi D.Z.(25) nga Shkupi, me motoçikletën e tij “aprilia”, me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga.
Pas fatkeqësisë, D.Z. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi I Ohrit”, ku iu nënshtrua plagëve.
Është kryer ekspertizë në vendin e fatkeqësisë, ndërkaq me urdhër të Prokurorit public, trupi I të vdekurit është dorëzuar për obduksion.
