Sindikata e arsimit ka bërë të ditur se së përfundimisht nga nesër më 29 prill, mësimdhënësit do të jenë në grevë.
“Greva e përgjithshme në Arsimin parauniversitar dhe në Universitet fillon nesër me datën 29 prill në orën 8 e deri në 12 për arsimin Parauniversitar , ndërsa në universitet nga ora 8 e deri në orën 16” thuhet në njoftimin e tyre.
Sindikata njoftoi se gjate kohës së grevës të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e tyre të punës.
“Greva do të zgjas për aq kohë sa Qeveria nuk i përmirëson gabimet e lëshuara në listat e pagave për muajin prill siç janë: nuk është marrë parasysh baza e pagës aktuale, nuk janë përfshirë të gjithë të punësuarit në arsim në pagesën e përvojës së punës si dhe nuk është llogaritur përvoja e punës nga viti 2008 e deri në vitin 2015. Këtu nuk duhen harruar edhe obligimet tjera të Qeverisë që dalin nga Kontrata Kolektive , e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT-it” thuhet më tej në komunikatën e Sindikatës.
Këshilli i Prindërve të Arsimit në mëngjesin e sotëm kishte bërë të ditur se nxënësit po dëmtohen shumë nga greva, ndërkohë kishin lutur Sindikatën ta shqyej grevën për shator./ 21MEDIA
