Array

E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e Çarshisë së Shkupit – ç`fat ka përjetuar dhe ç`fat e pret

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Bekim LAÇI

Çarshia e Shkupit – pa dyshim mbetet shenja më identitare e kryeqytetit maqedon. E tillë mbeti dhe pas Shkupit të ri të ringritur nga gërmadhat e tërmetit të vitit 1963, gjithnjë me një shije të patjetërsueshme dhe më një forcë tërheqëse të jashtëzakonshme. Vite më parë u bë shkak dhe për një debat të nxehtë mes dy analistëve të Tiranës, Artur Zhejit dhe Fatos Lubonjës, ku i pari e trajtonte si diçka arkaike në raport me madhështinë e Shkupit modern, por që i dyti, Lubonja, e kundërshtoi duke thënë se çdo i huaj që shkel në Shkup, të parin vend që rend për të vizituar e shijuar, është pikërisht Çarshia e jo Shkupi i ri.

Dikur ka shkëlqyer dhe më tepër, ndërsa sot vuan për një rivitalizim, ashtu siç e quajnë kompetentët procesin e rikthimit të saj në kohërat më të mira.

- Advertisement -

Më së miri, atë e ka pasqyruar prof.dr.Ahmet Sherif, i cili Çarshinë e quan vakëf ekonomik, ndërsa shkruan se sipas regjistrit për vakëfin e Manastirit për vitin 1837-38, ajo kishte 921 dyqane në të cilat kryheshin gjithsej 74 lloje të ndryshme të veprimtarive zejtare dhe tregtare.

Bazisteni ishte objekti kryesor nëpër gjithë Çarshinë dhe sipas disa studiuesve, është qeliza formuese e të gjithë çarshive të këtij lloji. Në fillim, në bazisten shiteshin pëlhurat, kurse më vonë ato shërbenin edhe si vendet e posaçme për tregëtinë me mallra të çmuar. Ashtu sikur përreth xhamisë sillej krejt aktiviteti fetar, ashtu edhe rreth bazistenit përqëndroheshin krejt aktivitetet tregtare në qytetin e Shkupit.

- Advertisement -

Objektet kapitale siç janë Kapan An, Suli An dhe Kurshumli An, sot i gjen të rrethuara me ndërtime të egra, të cilat sistemi komunist i kishte ngritur për të fshehur gjurmët e kësaj arkitekture. Tashmë, të tilla ndërtime menaxhohen nga ndërmarja shtetërore për objekte afariste, gjë që e bën gati mision të pamundur heqjen e tyre për të gjithë ata që do donin kthimin e pamjes autentike të Çarshisë së Shkupit.

Dhe në këtë pikë duhet thënë se si komunzimi e si nacionalizmi maqedonas, sa e kanë urryer (deri dhe me inisiativa për ta rrënuar), po aq dhe janë imponuar ta duan si me pahir këtë monument të rallë të trashëgimisë së Shkupit. Dhe pikërisht këtu qëndron “mrekullia” e Çarshisë.

- Advertisement -

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, njëherësh historian arti, Behigjudin Shehabi, nuk premton se në një të afërme të shpejtë diçka mund të bëhet në këtë drejtim, pra për kthimin në identitet të plotë të Çarshisë nëpërmjet një procesi rivitalizimi, edhe pse Ministria e Kulturës pretendon se eshtë e interesuar për të ndërhyrë.

Muhedin Brava nuk ngurron ta artikulojë me fatalizëm atë që e quan “vdekja” e Çarshisë. Ai është kryetari i Esnafit (shoqatë kjo që tubon zejtarët), që thonë se fenomeni i shpërfytyrimit ka filluar të marrë përmasa dramatike që në vitet e 80-ta, kur sistemi komunist këtë lokalitet e trajtonte si jatak të nacionalizmit shqiptar, sepse zejtarët e Çarshisë thotë ai, financonin shoqëritë kulturoro-artistike të shqiptarëve, sportistët dhe para së gjithash veprimtarinë patriotike.

Por më i rëndësishëm është roli i Çarshisë në parandalimin e emigrimit të shkupjanëve, një plan i dështuar komunist për të zbrazur trojet e banuara me shqiptarë në Maqedoni.

“Sipas një dokumenti të cilin e posedojmë, në mbledhjen e kryesisë qëndrore të Partisë Komuniste të Maqedonisë, është debatuar për Çarshinë, ku ata japin shifrat se në mënyrë direkte dhe indirekte, diku 20- mijë njerëz, burim ekzistence e kanë Çarshinë. Prandaj sot ka shumë pak shkupjanë në mërgim, krahasuar me tetovarë ose dibranë”, thotë Brava.

Çdo përpjekje për rivitalizim (ringjallje) ua kujton shkupjanëve se kush dhe sa deshi të mbysë këtë zemër të Shkupit. Prej këtyre agresioneve, më të dalluara janë vendimi i atëhershëm komunisto-monist për shkatërrim të tërësishëm të saj gjatë rindërtimit të Shkupit pas tërmetit të vitit 1963. Ende nuk ka ndonjë evidencë të shkruar, por në Çarshi mbahet mend se pikërisht kryeprojektuesi i atij rindërtimi, arkitekti i famshëm japonez Kenzo Tange, ka qenë ai që e ka shpëtuar Çarshinë duke i bindur autoritetet e atëhershme se qytetet i bëjnë qytete mu ato pjesë të vjetra e qendrore.

Ramadan Ramadani, doktor i historisë për Trashëgiminë Kulturore Otomane, për portalin tesheshi.com, thotë se ngulfatje pati edhe pas pavarësisë, herë duke i ngushtuar e herë edhe duke mbyllur rrugëkalime për në Çarshinë e vjetër.

“Më evidente dhe simptomatike ishte restaurimi i Urës së Gurit që më shumë ka zgjatur tani në kohët modern, se sa ka zgjatur gjatë ndërtimit në kohën osmane.

Ky restaurim që morri më shumë se një dekadë kohë, forcoi përshtypjen se Shkupi qëllimisht ndahet, përshtypje kjo që u forcua edhe më shumë nga disa zgjedhje për ndërtesa dhe përmendore të projektit vrasës për gjithë Shkupin, ‘Shkupi 2014’, që ka ndërtuar një mur në kufijtë e Çarshisë” –thotë Ramadani.

Duke parë problemet nga aspekti urbanistik, arkitekturor dhe kulturor, zejtarët e Çarshisë në vitin 2004 themelojnë shoqatën ‘Esnafi’, një orvatje e tyre për të artikuluar më lehtë problemet, ndërsa në atë kohë, siç thotë kryetari i saj Muhedin Brava, Çarshia vuante për kanalizim dhe ndriçim, si dhe për vendosje të shtyllave hidraulike për të penguar automjetet që të futen në të, gjë e cila u realizua më vonë.

Sot, Çarshia vuan nga laramania arkitekturore dhe vitrina të jounifikuara, herë të metalta e herë të drurit, ndërsa autoritetet premtojnë t`i japin fund këtij fenomeni. Për model thonë se do kenë Çarshinë e Sarajevës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, ditë më parë paralajmëruan projektin e unifikimit të vitrinave, projekt ky i cili do të realizohet nga IPA. Për këtë, komuna ka një fond prej 300 mijë eurosh, të alokuara nga Ministria e Ekonomisë. Por Mexhiti ka paralajmëruar më herët dhe projektin-pilot për rikthimin në identitet të fasadave për 20 objekteve me arkitekturë të unifikuar, ndërsa ka premtuar se dhe pazari do futet brenda, duke larguar tezgat që po ngulfasin Çarshinë.

Pavarsisht kësaj, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve Muhedin Brava, thotë se kërkesat e Çarshisë nuk kënaqen me kaq, sepse mungojnë dhe tualetet publike apo parkimi për automjete, nëse vërtetë synohet kthimi i turistëve në Çarshi. Për më tepër, Brava kërkon trajtim të barabartë me Çarshinë e Ohrit, në të cilën shteti ka investuar më shumë se ç‘nevojitet, duke lënë anash qëllimisht Çarshinë e Shkupit, raporton Tesheshi.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -