Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që ta shpallë ditë zie të dielën (2 nëntor 2025), në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano që vdiq të premten.
Të gjitha institucionet shtetërore e publike do të ulin flamurin kombëtar në gjysmë shtizë.
Po ashtu në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë e do të ketë një minutë heshtje në tërë Shqipërinë.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do të mbahen te Pallati i Kongreseve, Tiranë.
Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë këtë të premte nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano ishte shtrirë në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim.
