Dyshohet për trafik droge në Bërvenicë!

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka hapur hetim ndaj dy banorëve të fshatit Brvenicë, të dyshuar si bashkëkryes të veprës penale “Prodhim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Të dyshuarit janë kapur më 4 tetor, rreth orës 2 pas mesnate, në autostradën Tetovë–Gostivar, me 110 gramë kokainë në automjetin e tyre BMW. Njëri prej tyre ka tentuar ta hedhë lëndën narkotike nga sedilja e pasagjerit, por policia e ka parandaluar.

Gjatë kontrollit janë gjetur edhe një peshore digjitale me gjurmë kokaine dhe rreth 206 mijë denarë dhe 1150 euro, të dyshuara se vijnë nga shitja e drogës. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për njërin nga të dyshuarit, ndërsa për tjetrin masa kujdesi.