Dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, seanca gjyqësore shtyhet për më 8 tetor

TË FUNDIT

Seanca gjyqësore për dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës është shtyrë për më 8 tetor, përcjell TV21. Arsyeja e anulimit ishte për shkak se dy nga të akuzuarit, kanë avokat të ri. Në këtë rast, përveç kompanisë “Urban Plan” si person juridik, të akuzuar janë edhe Sejdi Shasivari, ish drejtorët e Qendrës për Kulturë, Artan Asllani dhe Bujar Muça.