Task Forca Speciale Hetuese ka dyshime se në Kosovë janë zhvarrosur dhe zhdukur trupa të të vrarëve gjatë luftës dhe mbi këto dyshime është duke kryer hetime. Nëse vërtetohet se ka pasur zhvarrime të tilla, pritet të ketë aktakuza. Baza ligjore për këtë tashmë është krijuar, shkruan “Koha Ditore”. Ligji për Gjykatën Speciale, i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, shkruan më tej gazeta, pos veprave penale bazike që dalin nga veprat penale të krimeve të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ka futur në ligj edhe vepra nga Kodi Penal i Kosovës. Një prej tyre është dëmtimi i varreve dhe i kufomave./21Media
