Dy zjarre të reja shkatërruese pyjore në Kalifornia

TË FUNDIT

Natën e kaluar dy zjarre të mëdha pyjore sërish kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha nga shteti federal amerikan Kalifornia, njofton Si-En-En.

Ajri i thatë dhe era e fuqishme ndihmuan që zjarret dje të shpërthejnë në zonat Napa dhe Shasta, ndërsa sipas televizionit, më pas edhe shpejtë të përhapen, duke shkatërruar gjithçka para vetes: vegjetacion, vreshta dhe objekte edhe krahas përpjekjeve të zjarrfikësve që t’i mposhtin zjarret.

Vetëm sivjet më shumë se 8.100 zjarre pyjore në Kalifornia kanë përfshirë zona të cilat tejkaluan qindra mijëra hektarë, ndërsa zjarrfikësit ende luftojnë me 25 zjarre të mëdha.

Për shkak të rrezikut nga dy zjarret e fundit nga shtëpitë e tyre janë evakuuar më shumë se 1.800 persona, ndërsa rreth 5.000 banorë të Kalifornias tani më janë paralajmëruar se është e mundur të duhet ta bëjnë të njëjtën. fb/