Dy viktima nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.473 testime të realizuara, 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 16 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq dy viktima.

Një viktimë është nga Gostivari i moshës 67-vjeçare dhe një nga Tetova i moshës 62-vjeçare. Që të dy kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 156.086 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.295 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.491 pacientë. Raste aktive në vend janë 300./TV21