Trupat e pajetë të dy burrave u gjetën në një hotel në Florida (SHBA), i cili dikur ishte vilë në pronësi të stilistit Xhiani Versaçe.
Një shërbëtore i gjeti trupat. Policia e Majamit ka nisur hetimin. Ndërkaq, ende nuk janë zbuluar shkaku i vdekjes, motivet dhe identiteti i viktimave.
Ndryshe, sot shënohet 24 vjetori i vrasjes së stilistit Xhiani Versaçe. Ai u vra para pragut të shtëpisë së tij në Majami Biiç në vitin 1997 nga vrasësi serik Endrju Kunan.
Vila ku u gjetën trupat “Kasa Kasuarina” u ndërtua në vitin 1930, ndërsa Versaçe e bleu atë në vitin 1992. Ndërsa, që nga vitit 2015 është hotel./MIA
