Dy tërmete tjera afër Kushadasit me intensitet 4,9 dhe 5,2 ballë sipas Rihterit

TË FUNDIT

Pas tërmetit të fuqishëm prej 7 ballë që tronditi Turqinë dhe Greqinë në ora 11:51, pasuan tërmete prej 4,9 ballë në ora 13:00 dhe 5,2 ballë në ora 15:14.

Epiqendra e dy tërmeteve të fundit, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit earthquaketrack.com, ishte afër ishullit Samos, vetëm 30-të kilometra nga vendpushimi i famshëm turk Kushadasi.

Të paktën gjashtë persona e humbën jetën në Turqi në tërmetin e fuqishëm që sot goditi Detin Egje dhe shkatërroi disa ndërtesa, duke shkaktuar valë të mëdha që goditën zonat bregdetare dhe ishujt grekë aty pranë.

Dy adoleshentë u gjetën të vdekur në ishullin grek Samos dhe katër të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta.