Dy persona kanë vdekur dhe një është i plagosur pas një sulmi me armë zjarri ndaj një autobus me udhëtarë që ishin nisur nga Deçani për në fshatin Gllogjan.
Për portalin rtv21.tv Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti”, ka thënë Gashi.
