Dy të vdekur, 47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka informuar, se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 47 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 202 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.”, ka informuar tutje ISKHPK./21Media