Dy shtetas të Shqipërisë privohen nga liria!

TË FUNDIT

Siç bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë zyra për punë kriminalistike ka dorëzuar padi penale kundër E.L 18 vjeç dhe E.C 33 vjeç të dy shtetas të Shqipërisë. Siç thuhet në njoftimin e SPB-së Tetovë, të dy personat më 11 qershor të këtij viti në ora 23:10 në vendin e quajtur “Hani i Zhirovnicës”, janë ndaluar nga pjesëtarët e policisë të stacionit për mbikëqyrje kufitare Zhirovnicë dhe gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre në një çantë janë gjetur rreth 2 kilogram marihuanë në të cilën kanë planifikuar ta shesin në Gostivar.  Të dyshuarit janë dërguar përpara gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën themelore Gostivar, me të cilën u është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve dhe janë dorëzuar në burgun e Shkupit për vuajtjen e masës së paraburgimit, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.