Dy shpërthime në Jerusalem, një i vrarë dhe disa të plagosur

TË FUNDIT

Dy shpërthime tronditën mëngjesin e sotëm Jerusalemin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Sipas policisë izraelite, shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusi pranë hyrjes së Jerusalemit në orën 07:06 të mëngjesit.

Sipas njoftimit nga autoritetet, viktima e është 16 vjeç.

Sipas transmetuesit publik në Jerusalem, Kan, i dyshuari ka nënshtetësi kanadeze.

Ambasada e Kanadasë në Tel Aviv ka mohuar se i dyshuari është shtetas kanadez dhe ka dënuar fuqishëm sulmet e mëngjesit të sotëm./21Media