Dy refugjate lindin në Gjinekologji në Shkup!

TË FUNDIT

Në  çdo vështirësi njeriun e mban gjallë  shpresa se do të vijnë ditë  më  të  mira. Dikush gjen forcë  për të  vazhduar jetën në dëshirën për të  përmirësuar kushtet e jetesës, e dikush tjetër tek familja, apo përjetimi i ndjesisë së të qenit prind. Kjo më  së  miri ilustrohet tek ngjarjet  e kohëve të  fundit. Tek refugjatët. Shumë fatkeqësi u kanë ndodhur , e shumë  jetë  janë  humbur gjatë rrugëtimit të tyre për një jetë më të sigurtë.

Por në gjithë këto histori ka edhe momente të bukura. Një përjetim i tillë ishte për dy nëna refugjate, njëra siriane dhe tjetra afgane që sollën në jetë dy foshnje.  Ato u sollën në mënyrë të organizuar nga Kryqi i Kuq dhe njëra prej tyre e shoqëruar edhe nga familjarët.

“Pacientja e parë është nga Siria, që për herë të parë sjellë në botë një djalë me peshë nga 2.5 kg, me gjatësi nga 47cm. Bëhet fjalë për një foshnjë e cila është në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja dhe foshnja janë në gjendje stabile në repartin e lehonisë.Pacientja e dytë ka lindur për herë të tretë, e cila është nga Afganistani dhe gjithashtu ka pasur lindje spontale .Ka lindur një djalë me peshë rreth 3kilogram, me gjatësi nga 50cm. Janë në gjendje të mirë dhe gjithashtu janë në repartin e lehonisë“, informoi personeli i Spitalit Gjinekologjik në Shkup

Buqeta gjigande me lule u dhurohen nënave të  reja. Por, kjo gjë në rrethanat, në të cilat ndodhen refugjatët, nuk ndodh shpesh, për të  mos thënë  aspak. Andaj ne dëshironim të bënim një  gjë  te bukur për këto dy nëna të  reja.

Evi Shkopi