Dy raketa e kanë goditur aeroportin në Bagdad

TË FUNDIT

Dy raketa e kanë goditur aeroportin ndërkombëtar në Bagdad, kumtoi armata irakiane.

Sipas agjencisë së lajmeve Ksinhua, nuk ka pasur viktima në sulmin që ka ndodhur mbrëmë vonë e as nuk është shkaktuar dëm material.

Deri më tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për granatimin e aeroportit ku janë vendosur trupat amerikane.

Uashingtoni për këto sulme i fajëson luftëtarët proiranianë.

Në Irak, SHBA-ja dhe Irani luftojnë për pushtet.