Një person është sulmuar me kondak të revoles nga dy persona të tjerë derisa ishte duke qëndruar në një motel në Obiliq.
Sipas policisë, të dyshuarit pas sulmit, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shtënë me armë zjarri.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.”
