Dy parashutistë rusë vdesin gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë

TË FUNDIT

Dy ushtarakë rusë vdiqën në Bjellorusinë perëndimore pranë kufirit polak të premten gjatë stërvitjeve të përbashkëta ajrore me Minskun.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve se parashutat e dy ushtarëve nuk funksionuan siç duhet “për shkak të një ere të fortë të papritur”.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, dy ushtarakët rusë nuk iu mbijetuan plagëve të marra”, thuhet në deklaratë.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 250 parashutistësh rusë që morën pjesë në manovrat e përbashkëta me ushtrinë bjelloruse të premten, shkruan Euronews.