Dy opsione në lojë për pakon e 5 ekonomike, Bekteshi: Diskutimet përfundojnë këtë javë

TË FUNDIT

Në emisionin “Click Plus”, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar dy opsionet që janë në lojë prë shpërndarje të ndihmës ekonomike që parashihen të jenë pjesë e pakos së 5 ekonomike.

Opsioni i parë, siç tha ai, është ai që ka qenë i praktikuar në pakot paraprake, subvencionim me paga për punëtorët e kompanive private. Ndërkaq opsioni i dytë, është ndarja granteve prej 30-40 për qind për kompanitë të cilat do të shënojnë rritje gjatë vitit 2021.

“Janë dy opsione. Opsioni i parë është që të fillojë të implementohet pikërisht i njëjti mekanizëm, metodologji të cilën e implementuam gjatë çerekut të vitit paraprak, ku parashihet në mënyrë të shkallëzuar ndihma e Qeverisë për kompanitë. Opsioni i dytë është, që në pako të vendoset edhe performanca e kompanive. Do të thotë, ato kompani të cilat në vitin 2021 do të shënojnë rritje në numrin e të punësuarve dhe të qarkullimit, ato kompani do të fitojnë prej grante prej 30 deri në 40 për qind”, tha Bekteshi.

Gjithashtu njoftoi se parashihet edhe heqja e normës së interesit për kamatat e kompanive, kurse paralajmëroi se diskutimet për pakon e 5 do të përfundojnë deri në fund të kësaj jave.

https://www.facebook.com/673190229477851/videos/875065013327340/