Dy mijë vaksina kineze nga “Sinofarm” arritën në aeroportin në Sofje, deri në mbrëmje do të arrijnë në vend, tha Filipçe

TË FUNDIT

Dy mijë vaksina kineze nga prodhuesi “Sinofarm” kanë arritur në aeroportin në Sofje dhe deri në mbrëmje do të arrijnë në vendin tonë”, publikoi pasdite në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ky donacion, potencoi ministri, është nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Falënderim i madh për angazhimin e ambasadorit Abdulkadir Memedi dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që për periudhë të shkurtë kohore u sigurua ky donacion. Simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti”, ka shkruar Filipçe.