Janë publikuar dy linja telefonike për regjistrimin e mërgatës.
Linjat telefonike që kanë qasje në aplikacionet “Viber” dhe “WhatsApp”, mbajnë numrat si:
+38971483313
+38971483291
Linjat telefonike do t’u shërbejnë diasporës që të paraqiten për paqartësitë dhe pengesat gjatë regjistrimit në ueb faqen “Census.stat.gov.mk”, transmeton TV21.
Hapja e linjave telefonike u paralajmërua dje në Click Plus, për të lehtësuar procesin e regjistrimit elektronik të diasporës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo vjen ngaqë vështirësi teknike të shumta u paraqitën gjatë emisionit Click Plus për regjistrimin./TV21

