Filloreta Raçi e njohur si Fifi, ka gati dy këngë të reja që pritet t’i publikojë së shpejti, shkruan rtv21.tv Në lidhje me këto dy projekte, Fifi ka kërkuar ndihmën e fansave se cilin prej tyre ta publikojë të parin. “Një surprizë e vogël. Cilën ta publikoj nanusha. 1. Maniac apo 2. Gjithmonë kthehesh”, ka shkruar ajo. Ndryshe, “Ninullë dashurie” është projekti i fundit muzikor që Fifi e solli në muajin nëntor. Kënga deri tani ka arritur mbi 5 milionë klikime në Youtube.
