Dy gola për katër minuta, Buduçnost 1-1 Struga Trim Lum

TË FUNDIT

Buduçnost – Struga 1-1 (Djurickovic 7’/ Radeski 11′)

11′ – Zgjat pak epërsia e vendësve. Mazrekaj kroson saktë nga këndi për Radeskin, që shënon me kokë, 1-1. 

7′ – Vendosje e gabuar e Strugës në zhvillimet e një këndoreje, Djurickovic devijon lehtë me thembër, topi përfundon në rrjetë.

1′ – Pa u kaluar një minutë lojë, Ibraimi tenton nga distanca, por topi përfundon jashtë.

Struga kërkon të shkruajë historinë sonte me kualifikimin e parë në Europë, përballë skuadrës malazeze, Buduçmost.

Ekipi kampion vendas, i drejtuar nga Shpëtim Duro, e ka fituar 1-0 takimin e parë me golin e shënuar nga Besart Ibraimi.

Sulmuesi veteran mbetet edhe në këtë takim pikë referimi në sulm. Në krah të tij do të jetë Radeski, por edhe Mazrekaj, që mund të depërtojë si nga krahët ashtu edhe në qendër.