Dy fëmijë mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

TË FUNDIT

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Prushit në Vaqarr rreth orës 18:05.

Fëmijët kanë qenë duke u larë në grup ku 4 fëmijë kanë dalë nga uji, ndërsa dy jo.

Palombarët e RENEA-s kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.