Dy e treta e atyre që janë kthyer nga Ballkani në Austri janë pozitiv me koronavirus

TË FUNDIT

Më shumë se dy e treta e atyre që janë kthyer nga pushimi në Ballkanin Perëndimor janë pozitivë me koronavirus, kumtoi Agjencia austriake për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit (AGES).

Numri më i madh i rasteve “të importuara” janë nga Maqedonia e Veriut, madje 866, ndërsa në krahasim me situatën prej para dy javësh, kjo është rritje për 477, transmeton portali serb “Dnevnik”. Nga Kosova gjithashtu ka numër të madh të rasteve të “importuara” prej 253 në 799. Vijon Turqia prej ku 662 raste ishin importuar në Austri. Në majë të listës së vendeve të preardhjes është edhe Kroacia me 683 raste.

Në javën e 31-të kalendarike, ishin regjistruar 5.888 infektime me koronavirus, ndërsa në javën e 32-të tashmë kishte 8.113 prej tyre, prej të cilëve rreth 40 për qind  janë nga ata të kthyer prej pushimeve.

Në ndërkohë, Shërbimi federal për luftë kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së Kushtetutës (BVT) të Austrisë paralajmëroi në rrezik nga veprimet e reja të grupeve të cilët e mohojnë ekzistimin e koronavirusit, para se gjithash kundër mediumeve.

BVT potencon se grupet që e mohojnë ekzistimin e koronavirusit mbledhin të dhëna për shtëpitë mediatike, bëjnë listë të zezë dhe duan në ndikojnë mbi raportimin për pandeminë dhe vaksinimin. Veçanërisht, ata punojnë në mbledhjen e e-postës dhe adresave postare të shtëpive botuese në Austri dhe Gjermani, me qëllim që të vendosin një libër virtual adresash.