Dy ditë karantinë në Greqi: Aheng i jashtëligjshëm, protestë e 14 personave, gjoba të shqiptuara prej afro 30 mijë euro

TË FUNDIT

 Në dy ditët e para të karantinës në Greqi, janë regjistruar një varg shkeljesh të restrikcioneve, në mesin e të cilave edhe aheng i organizuar privat, protest e 14 personave në Sintagma, ndërsa organet kompetente po bëjnë kontrolle intensive, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas një denoncimi nga qytetarë, për shkak të muzikës së zëshme, në orët e hershme të mëngjesit, ka intervenuar policia dhe ka zbuluar një aheng privat në një hotel të Athinës, me çka ishte arrestuar një vajzë 24 vjeçare e cila e kishte organizuar ahengun edhe krahas ndalesave, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve, rreth 30 persona iu ishin shqiptuar gjoba në të holla.

Në këtë aheng kishin marrë pjesë edhe tre futbollistë nga klubi grek i futbollit Olimpiakos.

Nga klubi përmes një kumtese e dënojnë pjesëmarrjen e Roben Semendo, Llaçar Rangjelloviq dhe Bruno Felipe në aheng dhe shtojnë se “është i papranueshëm mosrespektimi i ndalesave dhe rregullave të ekipit”.

Dje, në qendër të Athinës, përmes rrjeteve sociale, ishte organizuar protestë e atyre të cilët janë kundër maskave, kundër karantinës dhe të ngjashme, ndërsa u grumbulluan vetëm 14 persona dhe të gjithë ishin arrestuar dhe njëherësh do të duhet të paguajnë edhe dënim prej 600 eurove.

Në “protestën”, siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, më të shumtë ishin ekipet e gazetarëve dhe policëve, se sa protestuesit.

Policia, prej të gjithë atyre të cilët ishin ose arrinin në sheshin Sintagma në qendër të Athinës, kërkonte konfirmim (sms porosi ose vërtetim nga puna), gjegjësisht “arsyetim” për lëvizjen e tyre.

U arrestuan të gjithë 14 pjesëmarrësit në protestë, ndërsa për shkak se nuk mbanin maska dhe e shkelë masën e kufizimit të lëvizjes, iu ishin shqiptuar dy dënime, secila nga 300 euro.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët tha se nga e shtua, në ditën e parë të karantinës, autoritetet kompetente kanë kryer 10.808 kontrolle dhe kanë shqiptuar 78 gjoba në vlerë prej gjithsej 29.250 euro, kryesisht për mospërdorim të maskës dhe mos dërgimit të sms porosisë për dalje.