Dy azilantë rrihen në Kosovë, bëhen për spital

TË FUNDIT

Dy shtetas të Libanit kanë përfunduar në QKUK, pasi një përleshjeje që ndodhi dje në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari algjerian pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media