Dy aktiviste të të drejtave LGBTK+ të dënuara me vdekje në Iran

TË FUNDIT

Dy aktiviste të të drejtave të LGBTK+ janë dënuar me vdekje në Iran me akuzë për promovim të homoseksualitetit, kumtuan sot aktivistët dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të parandalojë ekzekutimin e aktgjykimit.

Tridhjetë e një vjeçarja Zahra Sedigi Hamedani dhe 24 vjeçarja Elham Çubdaru janë dënuar në qytetin veriperëndimor të Urmias, informoi organizata kurde për të drejtat e njeriut “Hengav”.

Aktivistet, të cilët janë vetë pjesë e komunitetit LGBTK+, tani ndodhen në repartin e grave të burgut të Urmias.

Shadi Amin, koordinatore e organizatës iraniane për të drejtat e LGBTK+ 6Rang, me seli në Gjermani, konfirmoi aktgjykimin kundër dy grave të reja.

“U bëjmë thirrje tani Gjermanisë dhe qeverive të tjera të huaja që të bëjnë presion ndaj Iranit me qëllim që aktivistet të lirohen”, apeloi ajo.

Siç shtoi ajo, kjo nuk është hera e parë që një grua të dënohet me vdekje në Iran për shkak të orientimit të saj seksual.