Dy aeroplanë rusë hynë në hapësirën ajrore të Alaskës

TË FUNDIT

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) kumtoi se dje ka identifikuar dhe gjurmuar dy avionë rusë Tu-142 që hynë në Zonën për identifikimit e mbrojtjes ajrore të Alaskës.

NORAD theksoi se avionët rusë “nuk e shkelën hapësirën ajrore sovrane të Shteteve të Bashkuara ose Kanadës, por ishin në hapësirën ajrore ndërkombëtare”.

“Si gjithmonë, NORAD mbetet vigjilent dhe i gatshëm për ta mbrojtur hapësirën ajrore sovrane të Kanadasë dhe SHBA-së për t’i kufizuar dhe eliminuar kërcënimet e mundshme ndaj qasjeve tona ajrore dhe detare” theksohet në kumtesën e armatës amerikane.

Paraprakisht, Flota Veriore e Rusisë kumtoi se dy aeroplanë Tu-142 kanë fluturuar mbi ujërat e Detit të Veriut dhe Atlantikut verilindor gjatë fluturimit 11-orësh, si dhe mbi Detin Barents. Mbi detin Barents, ata ishin të shoqëruar nga aeroplanë luftarakë Su-33. Përderisa fluturonin mbi Norvegjinë dhe Detin e Veriut, ata ishin të shoqëruar nga aeroplanë luftarakë norvegjezë dhe britanikë.