Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Shqipëri, transmeton TV21.
Me ceremoni të lartë shtetërore është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Nga ky takim dërgoi mesazhin se Kosova dhe Shqipëria duhet të qëndrojnë të bashkuar, sepse vetëm kësisoj do t’u bëjnë ballë sfidave.
“Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje unike historike, kulturore dhe kombëtare, lidhje kjo e fortë dhe e pathyeshme. Përballë sfidave, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, duke u fokusuar në qëllimin tonë madhor: integrimin e shteteve tona në familjen euroatlantike”.
Ajo është pritur në takim edhe nga kryeministri Edi Rama.
Aty dërgoi porosi se duhet punuar bashkërisht për të ardhmen europiane.
“Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar “.
Ndërkaq në takimin me të paren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla tha:
“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë.
Falënderoj për diskutimet përmbajtësore Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë. “
