Duel i nxehtë në Çair për Kupën e Maqedonisë, Shkupi do të përballet me Shkëndijën

TË FUNDIT

Shkupi dhe Shkëndija do të përballen në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, përcjell TV21. Kështu doli shorti që u mbajt në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me datë 9 nëntor. Lideri aktual, Struga Trim Lum për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë ekipin e Bregallnicës. Skuadra e trajnerit Zaharievski do të ketë përparësi terrenin vendas, njëjtë sikurse edhe Sileksi që do të përballet me Vardarin në Kratovë dhe luaj në terren vendas dhe Makedonija Gj.P që do të mirëpret Akademia Pandevin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze janë paraparë të zhvillohen me datë 9 nëntor, ndërsa ekipet fituese ndeshjet e tyre gjysmëfinale do ti zhvillojnë me 5 prill të vitit të ardhshëm. Finalja e madhe do të luhet javën e fundit të muajit maj./tv21.tv