Polonia ka dorëzuar gjithsej tetë avionë luftarakë të prodhimit sovjetik MiG-29 në Ukrainë, tha sot presidenti polak, Andrzej Duda.
“Katër prej avionëve tashmë i janë dorëzuar Kievit, gjatë muajve të fundit”, tha Duda pas bisedimeve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Varshavë.
“Katër avionët luftarakë MiG-29 u dërguan së fundmi në vendin fqinj, i cili është nën sulmin rus’, tha presidenti polak.
“Ndërkohë, Varshava ka planifikuar të dërgojë gjashtë avionë të tjerë në Ukrainë”, shtoi Duda.
“Sapo Polonia të marrë avionët luftarakë modernë që porositi nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, avionët MiG-29 do të dërgohen gjithashtu në Ukrainë”, tha ai.
Përveç Polonisë, Sllovakia ka furnizuar gjithashtu Kievin me katër avionë MiG-29.
Në mars, Duda njoftoi se Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën në perëndim, do të dërgonte katër avionë luftarakë MiG-29 në Kiev.
