Kiril Lazarov e pati kërcimin e fundit para publikut vendas të Nant. Në xhiron e fundit të kampionatit francez, pati paraqitje të shkëlqyer ndaj Tuluz dhe pas ndeshjes klubi i dha një lamtumirë spektakolare. Të gjithë të pranishmit në tribuna vendosën kurora në kokë, hendbollistët ishin veshur me bluza të veçanta, ndërsa kur Lazarov u shfaq në sallë, e priste një kurorë dhe një karrige mbretërore. Ndeshja e djeshme ishte e fundit për Lazarovin para publikut në Nant, ndërsa ndeshjen e fundit në karrierën e tij do ta luajë pas tre ditëve në finalen e Kupës së Francës kundër PSZH-së.
