Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, iu drejtua eurodeputetëve në seancën e jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian ta dëshmojë përpjekjen e tij për një Ukrainë evropiane, transmeton TV21.
Përmes një lidhje video nga Ukraina, Zelenski deklaroi se dëshiron nga eurodeputetët të dëgjojë se e mbështesin zgjedhjen pro-evropiane të Ukrainës. Ukraina dje parashtroi kandidaturë zyrtare për anëtarësim në BE.
Parlamenti Evropian sot me shumicë të madhe do të votojë rezolutë për mbështetjen e kërkesës për anëtarësimin e Ukrainës. Fjalimi i tij u ndoq nga duartrokitje e gjatë e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian./TV21
