“Duam oksigjen” është parulla e protestës, që po mbahet aktualisht para Pallatit të Drejtësisë.
Protestuesit janë punëtorë të administratës dhe gjyqtarë që veprojnë në Pallatin e Drejtësisë, të cilët kanë dalë sot në protestë prej orës 8:00.
Ndryshe, dje kishin pësuar lëndime 4 punëtorë në Pallatin e Drejtësisë, në një aksident në ashensorë. Ky objekt ishte përuruar ditë më parë dhe në të ishin investuar rreth 30 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Ndonëse gjatë përurimit ishte thënë se objekti plotëson gjitha standardet, para përurimit punëtorët ishin ankuar për, mungesë uji, probleme elektrike dhe cështje të tjera që nuk funksiononin në këtë objekt./21 MEDIA
