Dua Lipa shkruan historinë, artistja femër që ka qëndruar më së shumti në “Billboard Hot 100”

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të shënoi suksese të njëpasnjëshme. Me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur suksesin e radhës. Ajo është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

Këtë lajm të gëzuar interpretuesja e ka shpërndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram, aty ku numëron mbi 80 milionë ndjekës.