Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po i gëzohet sukseseve në karrierën e saj
Aktualisht, tri albumet e karrierës së saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti – janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.
E lumtur për këtë sukses, këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shprehte mirënjohjen e fansave të saj për këtë sukses të shënuar.
“Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”, shkroi Dua.
Kujtojmë se albumi i saj i tretë “Radical Optimism” është publikuar në maj.