Dua Lipa nuk do të marrë pjesë në Met Gala, nis xhirimet e filmit të saj të parë

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është emri i radhës që do të mungojë në ceremoninë Met Gala, kjo për arsye se ajo është në xhirime të filmit më të ri në të cilin do të marrë pjesë.

Sipas burimeve të TMZ, 26-vjeçarja ishte e ftuar në mesin e shumë personazheve për mbledhjen e fondeve në NYC (në Met Gala), por i duhej ta anulonte për shkak të xhirimeve.

Ky film do të jetë i pari në të cilin Dua do të aktrojë dhe ajo do të luajë përkrah yjeve të mëdha të Hollywoodi-it, Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.

Për momentin, Dua është në Mbretërinë e Bashkuar, në xhirimet e filmit “Argylle”,  me regji të Matthew Vaughn.

Met Gala do të mbahet më 13 shtator, ku do të marrin pjesë Beyonce, Kim Kardashian West, Jennifer Lopez, Rihanna, Harry Styles, Lupita Nyong’o, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton./21Media