Dua Lipa në kopertinën e “New York Times”

TË FUNDIT

Dua Lipa ka zënë vend në ballinën e njërës prej revistave më prestigjioze në botë, “The New York Times”.

Këtë artistja shqiptare me famë ndërkombëtare e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Kopertina e New York Times e fotografuar nga John Edmonds – stilimi i Lorenzo Posocco – flokët Chris Appleton – grimi Samantha Lau”, ka shkruar Lipa.

Ndryshe, “We’re Good” mban titullin kënga më e fundit e Duas, të cilën artistja e publikoi rreth 3 javë më parë. Videoklipi i kësaj kënge është klikuar rreth 30 milionë herë në YouTube./21Media