Dua Lipa merr pasaportën shqiptare personalisht nga Edi Rama

TË FUNDIT

Sot, Shqipëria feston 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Këngëtarja Dua Lipa po qëndron në Tiranë, pasi sot do të mbajë koncert për nder të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dje njoftoi se i ka dorëzuar Lipës dekretin e nënshtetësisë shqiptare.

Sot, kryeministri shqiptar, Edi Rama u fotografua me Duan, së cilës ia dhuroi pasaportën shqiptare.

“..dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, shkroi Rama në Facebook./21Media