Dua Lipa me urim në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

TË FUNDIT

Sot (e diel) shënohet Dita Ndërkombëtare e Baballarëve.

Me këtë rast këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një dedikim për të atin.

Ajo ka publikuar një fotografi krah Dukagjin Lipës, teksa shpreh fjalët më të mira për të.

“Urime ditën e baballarëve. Të dua shumë”, ka shkruar ajo.

Dukagjini ndërkohë lirshëm mund të thuhet se është krahu i djathtë i artistes me origjinë nga Kosova.

Ai qëndron prapa çdo koncerti e projekti të 28-vjeçares, duke e ndihmuar në çdo hap të karrierës.

Veç Dukagjinit, Dua ruan një raport shumë të mirë edhe me nënën e saj, Anisën, motrën Rinën si dhe vëllanë, Gjinin.