Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”

TË FUNDIT

Në mesin e artistëve me famë botërore që ishin të pranishëm në ndarjen e çmimeve në NRJ Music Awards i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është shpërblyer edhe artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dua përmes një postimi në ”Instagram”.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në ”InstaStory”.

Fituesit në kuadër të këtyre çmimeve zgjedhën përmes votave të publikut./21Media