Dritan Abazoviç për TV21: Nuk kam asgjë kundër Ballkanit të Hapur

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç pas fjalimit në Forumin e “The Economist” ka pasur paraqitje para mediave.

I pyetur nga TV21 se pse Mali i Zi ka rezerva për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” dhe a do të vazhdojnë këto rezerva edhe më tej, ai bëri të ditur se ky qëndrim është i Qeverisë së kaluar të Malit të Zi.

Kur u pyet se do të ndryshojë ky qëndrim, Abazoviç deklaroi se janë të interesuar për bashkëpunime rajonale.

“Disa dilema që kanë ekzistuar prej në fillim duhet të sqarohen në nivelin më të lartë politik dhe pse jo unë e ftoj edhe kryeministrin e Malit të Zi dhe kryeministrat e vendeve tjera ballkanike që të gjejnë një afirmim për të pasur një bashkëpunim më të madh. Nëse ajo bëhet nëpërmjet “Open Ballkan”, nuk kam asgjë kundër”, tha Abazoviç.

MARKETING I PAGUAR POLITIK