Skuadra e Dritës ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mposhtur Shkëndijën me rezultat minimal 1–0.
Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, ndërsa goli vendimtar erdhi pas një aksioni të mirë të gjilanasve.
Ishte Arb Manaj që e bëri dallimin me një gol vollej nga afërsia pas një harkimi të Besnik Krasniqit (20’).
Me këtë fitore, Drita forcon pozitat e saj në renditje dhe vazhdon garën për objektivat sezonalë.
