Eliminimi i Paris Saint-Germain nga Champion League mund t’i kushtojë shtrenjte trajnerit Laurent Blanc.
Mediet në Francë menjëhershëm pas eliminimit të PSG-së kanë filluar të raportojnë se Blanc do të shkarkohet në fund të sezonit.
Siç dihet Paris Saint-Germain fillimisht u mposht në vend të vetë nga Barcelona 1-3, kurse edhe ndeshjen e dytë e humbi me rezultat 2-0.
Sipas medieve franceze në vend të Laurent Blanc pritet të emërohet Rafa Benitez, i cili aktualisht e drejton skuadrën e Napolit.
Blanc e ka drejtuar edhe Bordeaux dhe kombëtaren e Francës.
