Drejtoria e Librave Amë në protestë! Para ministrisë së Drejtësisë dhe të Financave për marrëveshjen kolektive

TË FUNDIT

Filluan nga “Parku i Gruas Luftëtare”, ndaluan para Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa protestën e përfunduan tek Ministria e Financave. Këtu, Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë, ripërsëriti kërkesën për Marrëveshjen Kolektive për të cilën u morr vesh me Ministrinë e Drejtësisë, me të cilën parashihen 30% paga më të lartë dhe 50 % rritje e pagës mesatare për K-15. Sipas kryetarit të KSM-së, Marijan Ristevski, edhe pse kërkesat tek Ministria e Financave janë dërguar më 13 maj, ende nuk janë thirrur në takim.

“Shpresoj që Ministria e Financave të na thërras në bisedime, është obligim i tyre kur shohin se qytetarët reagojnë, paguhen për këtë, të na thonë se çka ndodh me këtë kategori punonjësish- ka para, ska para, ka kaq jemi njerëz të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nëse edhe më tej nuk reagojnë në kërkesat tona, më besoni revolta është e madhe. Kam kontakte me gjitha Sindikatat që janë në Konfederatë me shumë gjasa hapi i radhës do të jetë protesta masiv para Qeverisë”- deklaroi Marijan Risteski, Konfederata e Organizatave Sindikale në Maqedoni.

Toni Milloshevski, kryetar i sindikatës së pavarur të Drejtorisë së Librave Amë, thotë se nuk kanë kalkuluar për sa para bëhet fjalë dhe nuk e dinë se a janë përfshirë në rebalancin e buxhetit, këtë po presin që ta thotë Ministria e Financave.

 “Kishim takim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorisë së Librave Amë dhe i harmonizuam kërkesat dhe u pranuan nga ana e tyre. Me 13 u lëshuan tek Ministria e Financave por deri më tani por ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Kërkesat tona janë rrije prej 30% të pagës dhe 50% të pagës mesatare në RMV për K-15, pra pjesa e financave mbetet problem për Marrëveshjen kolektive që kërkojmë në Drejtorin e Librave Amë”- tha Toni Milloshevski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave Amë.

Pothuajse 1 muaj, rreth 500 punëtorë nga kjo Drejtori janë në grevë dhe protesta të vazhdueshme. Dokumente lëshojnë vetëm për raste urgjente.