Drejtori i mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov, tha për TV21 se i gjithë instituti aktualisht është duke punuar në rastin e pacientëve të vdekur nga spitali Covid në Tetovë.
Mbrëmë u sollën 14 trupa, dhe deri më tani janë kryer 4 autopsi, dhe siç thotë Stankov, i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni të shtunën.
“Mbrëmë u sollën 14 trupa të vdekurish, u formuan ekipet menjëherë, filluam punën, 4 autopsi janë kryer deri më tani, ekipet janë duke punuar. Ne planifikojmë t’i përfundojmë ato sot, i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni pasnesër”, tha për TV21, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov.
