Drecun: Kosova në BE, Serbia nuk ka asgjë kundër”

TË FUNDIT

Sheholli:“Beogradi nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës”

Serbia nuk ka asgjë kundër nëse Kosova fiton MSA-në për BE, kurse Serbia duhet t’i lejojë serbët që t’i zgjidhin problemet e veta dhe të mos përzihen.

Këto qëndrime dolën nga emisioni kontaktues “Tema e ditës” e televizionit beogradas B-92 ku morën pjesë kryetari i Këshillit parlamentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Miroslav Drecun dhe analisti nga Prishtina, Fatmir Sheholli.

Kjo ngjau në ditën e sotme kur i dërguari special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar deklaroi se BE-ja deri më 30 prill do të aprovojë Marrëveshjen e Asociim Stabilizmimit për Kosovën.
“Ky është një lajm shumë i mirë”, ka komentuar Sheholli.
Drecun ka shtuar se “Serbia nuk ka asgjë kundër kësaj”.
“Marrëveshja e Brukselit parasheh që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së. BE-ja po përpiqet me këtë gjendjen në Kosovë, t’i përkujtojmë vetëm migrimet e mëdha para sa kohësh nga Kosova në vendet e BE-së”, ka thënë Drecun.
Edhe Drecun e Sheholli kanë përshëndetur inciativën e Listës Serbe që të kthehen në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri, Miroslav Drecun ka shtuar se “Prishtina po përpiqet këtë ta pengojë këtë”, kurse Sheholli duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale ka thënë se kjo është detyrë e parë e Prishtinës zyrtare. Ai duke replikuar me Drecunin, ka shtuar se “Kosova është shtet i pavarur, këtë e kemi shpallur dhe ky është realitet”.
“Askush nuk po e kundërshton formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por detyrë më e ngutshme është themelimi i Gjykatës Speciale e pastaj vjen rradha te BKS”, ka thënë Sheholli.

Ndërlaq Drecun ka kundërshtuar Shehollin me fjalët se “Prishtina zyrtare Bashkësinë e Komunave Serbe po e shtrembëron rolin e këtij asociacioni e jo ashtu siç është arritur me Marrëveshjen e Brukselit”.

Ka pasuar edhe një replikë tjetër ndërmjet Shehollit dhe Drecunit.
Ndërsa Sheholli ka thënë se “Beogradi nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës”, sepse sipas Shehollit “serbët në Kosovë kanë zëvendëskryeministër, disa funksionarë serbë” duke shtuar “ i lëni të lirë serbët vet të vendosin për vete”.

Drecun duke shprehur mospajtimin e vet ndaj këtij konstatimi të Shehollit, ka shtuar se “ serbët nuk do të mbeteshin në Kosovë sikur të mos ishte mbështetja e shtetit të Serbisë,
kurse ne jemi faktori relevant me të cilin bisedon bashkësia ndërkombëtare”./21 Media