DPHM: Ekziston mundësia e daljes së ujërave nga shtretërit në mjediset urbane dhe derdhje lokale e lumenjve më të vegjël

TË FUNDIT

Reshjet e rrëmbyeshme që e përfshinë vendin nëse lokalisht janë më intensive dhe në formë të motit të ligë mund të shkaktojnë daljen e ujit nga shtrati në mjediset e qytetit dhe derdhjen e lumenjve më të vegjël. Por nuk ka rrezik nga derdhja e lumenjve më të mëdha, kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas Drejtorisë, vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të shiut, bubullima, breshër dhe erë. Në vende të caktuara paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme të shiut edhe mbi 30 litra në metër katror.

“Në vende të caktuara reshjet pritet të jenë më intensive, të të bien për një kohë të shkurtër dhe të jenë në formë të motit të ligë të shoqëruara me erë të fuqishme, kështu që është e mundur paraqitja derdhjeve të ujit në mjediset urbane të qytetit për shkak pamundësisë për largimin e ujit. Gjithashtu, gjatë reshjeve afatshkurta intensive është e mundur rritje më e vogël e niveleve të ujit të liqeneve më të vegjël dhe përrenjve dhe derdhjen lokale e tyre. Në rrethana të tilla, paralajmërojnë për lëvizje të kujdesshme pranë lumenjve të vegjël dhe përrenjve në vend”, informon DPHM.

Paraprakisht DPHM informoi se deri në orën tetë në mëngjes janë matur 59 litra në metër katror në periudhë prej 24 orësh në Demir Kapi, në Shkup Petrovec 54, në Ohër 50, Pozharan 41.